Looks like we're running into some trouble. You can try donating again, or reach out to our Customer Support team for help.
Lediana Pajaj

Mos na raftë me harrue!

Fundraising for Shpresa Programme
£1,277
raised of £20,000 target
by 14 supporters
Donations cannot currently be made to this page
In memory of Ilir Caka
Shpresa Programme

Verified by JustGiving

RCN 1110688
We give hope to vulnerable people and help to gain skills and change their lives

Story

Ishte 17 Shkurt, ne aktivitetin e organizuar nga Shpresa Programme në Muzeun e Londres, kur për here te pare degjova historine e dhimbshme qe tregonte Mixha Osman për humbjen e  birit te tij Ilir Caka.

I dridhej zeri tek i pergjigjej pyetjeve te Adelina Badivukut e cila e intervistonte para te gjithe te pranishmeve. 

Kishte lote në syte e te gjitheve…

Ai kishte vetem nje deshire: Te rindertonte varret e 6 heronjve te lirise qe kishin humbur jeten ne lufte kunder shkjaut, qe kujtimet e tyre mos te humbisnin.

Te njejten deshire ai shprehu edhe vitin e kaluar kur mori pjese në aktivitetin online dhe ne cdo bisede qe Mixha Osman ben, Iliri eshte bashkeudhetare i mendimeve te tij te trazuara...

Në masakren e 13 Prillit të vitit 1999 në lagjen Cakaj, Lamaj dhe Sllatinë  janë vrarë dhe masakruar 15 persona, ndër ta:

Ilir Osman Caka 12.04.1982 -13.04.1999

Jakup Mustafë Caka 10.02.1961- 13.04.1999

Mahmut Hasan Caka 20.08.1954- 13.04.1999

Hebib Banush Lama 27.08.1982- 13.04.1999

Brahim Nebi Lama 27.10. 1975- 13.04.1999

Rahman Sali Lama 17.05.1946- 13.04.1999

Pas luftes familjaret  kanë marrë trupat e pajetë dhe i kan vorrosur në vendlindjet e tyre.

Është nata e zezë e 13 Prillit të vitit 1999, një natë më pare Iliri ka festuar 17 vjetorin. E vetmja gjë të cilën nëna mund ti shtronte në tavolinë për ditëlindje ishte një gotë ujë nga mali i Sharrit… Forcat Serbe rrethojnë Komunën e Kacanikut, shumë fshatra u dogjën, 15 veta u masakruan dhe u vranë… Iliri kishte dalë në fshat të ruante lirinë, atij ju ndërpre jeta në mes, trupi i tij i pajete u gjet ne ujerat e lumit Lepenc. Ne ate nate te zeze u vrane edhe 14 persona te tjere.

Kjo liri që sot ne festojmë u fitua me dhimbje, me gjak, me vetmohim dhe atdhetari. Njerëzit humben gjithcka kishin dhe miliona njerëz lanë vendin për të kërkuar mbrojtje. 

Ai na besoi historine e tij te dhimbshme , dhe une sot dua te ndihmoj ate t’a beje realitet ate peng qe ka në Zemer. 

Mixha Osman cdo Prill shkon në Kosove ne perkujtim te Ilirit.  

Le te ndihmojme te gjithe për te mundesuar deshiren e ketij babai, zemra e te cilit eshte e djegur nga dhembja.

Faleminderit!





Donation summary

Total raised
£1,276.70
+ £252.50 Gift Aid
Online donations
£1,276.70
Offline donations
£0.00

* Charities pay a small fee for our service. Find out how much it is and what we do for it.