Story
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Vitin që kaloi,në mënyrë kolektive treguam solidaritet shembullor për familjen e heroit,që ra në mbrojtje të rendit publik. Sot po ju drejtohem të tregoni solidaritet për heronjtë mantil-bardhë,që po i rrezikojnë edhe jetërat e tyre për të mbrojtur shëndetin publik të popullatës në Kosovë.Ne gjithmonë kemi dëshmuar që në kohët e vështira,jemi bërë bashkë dhe ju kemi dalë në ndihmë popullit tonë të varfër. Solidariteti është vlerë e jona kombëtare! Çdo 1 euro që e dhuroni, është një shpresë më shumë për familjarët tanë në atdhe. Kjo ndihmë do t'i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë për t’i ndihmuar sadopak me medikamente dhe pajisje esenciale që ju nevojiten! Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të pandemisë CoVid-19 ; Shtetet tjera po ndajnë miliarda për popujt e tyre, ndërsa Kosova jonë e varfër ka nevojë më shumë se kurrë për ne! Andaj, ju ftoj me sinqeritetin më të madh dhe dhimbjen e thellë që ndjej, të kontribuoni me mundësitë e juaja në linkun që shihni më poshtë!
Bashkë jemi më të fortë!
Me zemër, PËR KOSOVËN TONË!
Sinqerisht,
Artan Llabjani
SHPËRNDAJENI NË PROFILET E JUAJA QË TË MBLIDHEN FONDET SA MË SHPEJTË.